Fitojnë të mëdhatë. Brazili dhuron spektakël, nuk ndalet Argjentina. Shihni golat

Zona latine mbyll raundin e parafundit të ndeshjeve eliminatore per Botërorin 2022 teksa nuk munguan golat dhe spektakli.

Brazili mori një fitore spektakolare në shtëpi përballë Paraguait me rezultatin e thellë 4-0 duke i eliminuar plotësisht këta të fundit.

Ishte njê mbrëmje e bukur për Coutinho i cili rikthimin në keto dy ndeshje me Selecaon e feston me gol tekda shenuan edhe Raphinha, Antony dhe Rodrygo.

Ndërkohë Argjentina mori njé tjetër fitore duke mundur 1-0 Kolumbinë në shtëpi falë një goli të Lautaro Martinez që në pjesën e parë. Për skuadrën e Scalonit një dominim në fushë edhe pse Messin nuk e kishte grumbulluar.

Kjo fitore ishte me shume për të zgjatur serinë e ndeshjeve pa humbje pasi prej kohësh si Argjentina e si Brazili janë kualifikuar.

Tani lufta është për vendet e tjera ku Uruguai ka rritur shpresat me fitoren 4-1 ndaj Venezueles e gjithashtu Kili mbetet në lojë me suksesin 3-2 ndaj Bolivisë./Ora News/.