"Lukaku le të ikë, Chelsea e ka gati bomberin, është Broja"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2022, 17:53
Armando Broja nuk lëvizi këtë merkato të Janarit edhe pse ofertat për të nuk munguan madje dhe klubet ishin prestigjoze.
Gjithsesi sulmuesi kuqezi prej kohësh po lidhet me të ardhmen e Lukakut i cili mund të largohet dhe me Brojën e destinuar ta zëvendësoj te Chelsea. Është dikush që e njeh mirë lojtarin tonë dhe që ka zbuluar dëshirën e bomberit kuqezi për karrierën e tij.
Thomas Bruns, ish mesfushori i Vitesse, shok skuadre në 2020 me Brojën zbulon disa të vërteta.
"Unë mendoj se Broja mund të arrijë për 4 vite në ekipin e parë te Chelsea. Ai është edhe objektivi i lojtarit, ekipi i parë i Chelseat. Por unë mendoj se "Blutë" kanë ende nevojë nëse Lukaku largohet për një sulmues. Gjithsesi, Broja mund t'ia dalë te Chelsea", tha ish shoku i skuadrës së lojtarit shqiptar te Vitesse.
Broja është golashënuesi më i mirë i Southampton me 7 gola në total në të gjitha kompeticionet dhe sigurisht që e ardhmja e tij do jetë e ndritur./Ora News/
