Milani pa yllin suedez, Ibrahimoviç më shumë jo për derbin e titullit

Në fundjavë është derbi Inter-Milan dhe mund ta themi me plotë gojë se vlen një titull. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja ekipet sidomos për Milanin të cilët duhet tëmarrin një rezultat pozitiv që të mos shikojnë rivalët e tyre të arratisen më tepër.

Por në kampin kuqezi ka një lajm aspak të mirë. Zlatan Ibrahimoviç është më shumë jashtë sesa në fushë në derbi sepse dëmtimi i tij në tendinën e Akilit nuk është rikuperuar ende.

Pioli dhe vet lojtari po bëjnë vlerësimet dhe mund të mos rrezikojë aktivizimin e tij para kohe pasi mendojnë se kampionati është i gjatë dhe 40-vjeçari suedez do të jape kontributin e tij më tej.

Mungesa e Ibrës do të ishte një minus i madh duke pare se në çdo derbi ndaj zikaltërve vitet e fundit ka shënuar por gjithsesi do të jetë Giroud gati për sulmin.

Në anën tjetër edhe Tomori është në dyshim teksa një lajm i mirë vjen nga Kessie i cili është rikthyer nga Kupa e Afrikës dhe do të jape ndihmën e tij në fushë./Ora News/.