Ndërhyrjet politike në futboll dhe finalja e Conference League, nesër Ceferin vjen në Tiranë
Alexander Ceferin, kreu i futbollit Europian do të vijë në Tiranë. Pritej që kjo vizitë jo zyrtare të bëhej këtë të Hënë por sot FSHF sqaroi se kur do të zbarkojë presidenti i UEFA-s në kryeqytetin shqiptar.
Siç shkruan FSHF Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të mbërrijë ditën e enjte për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Kreu i qeverisë së futbollit europian do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj.
Sigurisht që vizita e Ceferin në Tiranë nuk është e rastësishme sepse ai vjen për t’i dhënë fund ndërhyrjeve dhe sulmeve politike në zgjedhjet e FSHF.
Sulmet nisën nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e më pas u përfshinë të gjitha Bashkitë e tjera. /Ora News/