Shaqiri shënon gol jo të zakonshëm. Lyoni përmbys Marseille (Video)
Ndeshja e përsëritur Lyon-Marseille, ku dueli i parë i programuar u anulua për shkak të sulmit ndaj Payet u fitua nga vendasit.
Klasikja e kampionatit francez ishte shumë emocionuese, sfidë me gola dhe përmbysje dhe në fakt ishin vendasit që triumfuan me meritë pasi me lojë bënë më mirë se kundërshtarët.
Ishte një ndeshje që la shenjë Xherdan Shaqiri por që në fakt nisi më mirë për miqtë pasi kaluan shpejtë në avantazh me Guendouzi në 11’.
Skuadra e Bosz nuk dorëzohet dhe pjesa e dytë foli më shumë për ta dhe kthesën e madhe e bën Xherdan Shaqiri që shënon një gol të pazakontë me kokë pasi dihet që është mjeshtër me top në gjuajtje.
1-1 dhe Lyoni nuk dorëzohet teksa në 90’ Moussa Dembele shënoi dhe golin e përmbysjes 2-1 duke marrë 3 pikë të rëndësishme që e rikthejnë në garën për 3 vendet e para./Ora News/.
