Dembele i “mbetet në derë” Barcelonës. Refuzon sërish të largohet
Barcelona i ka lëvizur të gjitha kartat e mundshme për Ousmane Dembele.
I ofroi rinovimin por agjenti kërkoi shifra të çmendura, i ofroi 3 ekipe për të nënshkruar menjëherë në Janar dhe sërish refuzoi.
Sot sulmuesi francez ka refuzuar një tjetër ofertë nga Barcelona, atë të letrës që të nënshkruante menjëherë largimin si lojtar i lirë.
Drejtuesit i dhanë mundësinë që ai të largohet i lirë pas asnjë detyrim që të firmoste me 3 ekipe që e kanë kërkuar, Tottenham, Chelsea dhe PSG por sulmuesi refuzoi sërish.
Sipas shtypit spanjoll, Dembele do të largohet padyshim por sipas tij nuk është kjo mënyra e të larguarit dhe nuk ka ndërmend të pranojë të ikë me një letër që e autorizon të shkëpusë raportet me klubin.
Gjithsesi, përpara një situate të tillë te Barça i kanë idetë e qarta, Dembele nuk do të largohet duke i prishur njëanshmërisht kontratën e për më tepër lojtari nuk ka shans as të luajë më me ekipin e pare./Ora News/.
