“Donin ta mbyllnin”/ Kastriot Myftaraj: Lufta kundër televizionit Ora, është një luftë speciale

Gazetari Kastriot Myftaraj, është shprehur se  ndaj RTV Orës, është bërë një luftë speciale për ta mbyllur.

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” me rastin e 15 vjetorit të RTV Ora News, ai u shpreh se ky televizion ka kaluar 15 dallgë dhe sipas tij tani ka për të kaluar edhe dallgën e 16.

"RTV Orws, i është bërë një luftë speciale, i është bërë luftë speciale për ta mbyllur. Më kujtohet se me kjo kompania që monitoron transmetimet që më çojnë fjalë nga Webi se logoja që përdor ti në emision ka të drejt autori. U thashë se po e ndaluat do e kem shumë të lehtë që ta vërtetoj në gjyq dhe do marrë dëmshpërblim. 

Sa e sa tjera kanë bërë. Meqë jemi në 15 vjetorin, RTV Ora ka kaluar 15 dallgë tani ka për të kaluar edhe me të madhen dallgën e 16."- tha ai.