Hila: Nuk kam pasur kurrë censurë tek RTV ORA, kisha liri të plotë. Konsideratë për Ndroqin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2022, 18:53
Gazetari Dritan Hila, i cili në RTV ORA News, i cili drejtonte emisionin “ARENA” është shprehur se nuk ka pasur asnjëherë censurë.
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” me rastin e 15 vjetorit të RTV Ora, ai tha se nuk ka marrë asnjë telefonatë nga Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi për të ndryshuar ndonjë gjë në punën e tij.
Dritan Hila: Në këtë televizion kisha fushën e veprimit. Në 5 vite punë nuk kam marrë një telefonatë nga Ndroqi që të më thotë do bësh këtë ose bëj atë.
Për këtë ruaj konsideratë për Ndroqin sepse ka qenë një bashkëpunim që më bëri që kur të ik të ik me kokën pas. Me sensin që ta kujtoj me nostalgji.(A.K/Ora News)
