Alba Kepi: Ora News aset në median shqiptare, duhet vlerësuar

Korrespondentja e Ora News, në Itali Alba Kepi është shprehur se RTV ORA News është një aset në median shqiptare.

E ftuar në ‘Jeto me Orën’ me rastin e 15 vjetorit të RTV Ora News, Kepi u shpreh se ky televizion ka një strukturë gjigante të cilën as televizionet në Itali nuk e kanë.

Alba Kepi: Unë kur kam hyrë për herë të parë te Ora kam parë jë strukturë gjigante. Kam hyrë në të gjitha televizionet në Itali prej shumë vitesh, por një strukturë të një niveli të tillë mendoj se është një fat për gazetarët. Mendoj se është një aset për median shqiptare. 

Duhet vlerësuar roli i gazetarëve, i medias dhe i gjithë atyre sipërmarrësve që bëjnë investime kaq të rëndësishme për të përcjellë informacion te publiku.