Mori kredi me identitetin e një personi tjetër, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2022, 15:35
Një 28 vjeçar në Lezhë është arrestuar pasi ky i fundit ka përdorur identitetin e dikujt tjetër për të marrë kredi në një bankë.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi P.P.,28 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë., i cili akuzohet për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".
Blutë bëjnë me dije se 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi shtetasi Gj.F., ka kallëzuar se shtetasi P.P., me anë të mashtrimit, ka përdorur identitetin e shtetasit Gj.F., për të marrë një shumë monetare pranë një institucioni kredidhënës.
Ky shtetas iu dorëzua strukturave të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme
