Nikolla heq nga sekretariatet parlamentare deputetet e Berishës, i zëvendëson me ata të Bashës

Kuvendi ka bërë ndryshime në Byronë dhe përbërjen e sekretariateve të këtij institucioni me propozimin  e  kryetarit  të  Grupit  Parlamentar  të PD-së.

Kështu konkretisht, deputeti  Belind  Këlliçi  zëvendësohet  me  deputetin Xhelal Mziu, deputetja  Grida  Duma zëvendësohet me deputetin Dashnor Sula.

Po ashtu, deputetja Flutura Açka zëvendësohet me deputetin Bledion Nallbati, deputetja Dhurata  Çupi  (Tyli) zëvendësohet me deputeten Lindita Metaliaj.

Ndëkrohë në kryesisë e komisioneve të përhershme të Kuvendit bëhen këto ndryshime:

Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën  Publike dhe të Drejtat e Njeriut deputetja Dhurata Çupi (Tyli) caktohet zëvendëskryetare në vend të deputetit Oerd Bylykbashi.

Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe  Shëndetësinë deputetja Grida Duma caktohet kryetare në vend të deputetes Albana Vokshi.

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik deputetja Flutura Açka caktohet kryetare në vend të deputetit Agron Gjekmarkaj.

Vendimi i plotë:

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 66/2021, “PËR ZGJEDHJEN E BYROSË DHE PËRBËRJEN E SEKRETARIATEVE TË KUVENDIT”, TË NDRYSHUAR

Në  mbështetje  të  nenit  78  të  Kushtetutës;  të neneve 8, 9 dhe 55, të Rregullores së Kuvendit, me propozimin  e  kryetarit  të  Grupit  Parlamentar  të Partisë Demokratike,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

I.  Në  pikën  II,  të  vendimit  të  Kuvendit  nr. 66/2021, “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e sekretariateve  të  Kuvendit”,  të ndryshuar,  bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

1.  Deputeti  Belind  Këlliçi  zëvendësohet  me deputetin Xhelal Mziu.

2.  Deputetja  Grida  Duma  zëvendësohet  me deputetin Dashnor Sula.

II. Në pikën III bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

1.  Deputetja  Flutura  Açka  zëvendësohet  me deputetin Bledion Nallbati.

2.  Deputetja  Dhurata  Çupi  (Tyli)  zëvendësohet me deputeten Lindita Metaliaj.

III. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARE

Lindita Nikolla

Miratuar në datën 27.1.2022.

VENDIM

Nr. 4/2022

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 67/2021, “PËR CAKTIMIN E KRYESIVE TË KOMISIONEVE TË PËRHERSHME TË KUVENDIT”, TË NDRYSHUAR

Në    mbështetje    të    nenit    78,    pika    1,    të Kushtetutës, si dhe të neneve 21, pika 1, dhe 55, të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në pikën  I,  të  vendimit  nr.  67/2021,  “Për caktimin  e  kryesive  të  komisioneve  të  përhershme të Kuvendit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

I.    Në    Komisionin    për    Çështjet    Ligjore, Administratën  Publike  dhe  të  Drejtat  e  Njeriut Deputetja Dhurata Çupi (Tyli) caktohet zëvendëskryetare   në   vend   të   deputetit   Oerd Bylykbashi.

II.  Në  Komisionin  për  Punën,  Çështjet  Sociale dhe  Shëndetësinë  deputetja  Grida  Duma  caktohet kryetare në vend të deputetes Albana Vokshi.

III. Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik deputetja Flutura Açka caktohet kryetare në vend të deputetit Agron Gjekmarkaj.

IV. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARE

Lindita Nikolla