"6 marsi", PD në Shkodër propozon Xhemal Bushati për kandidat

Strukturat drejtuese të PD në Shkodër propozojnë Xhemal Bushatin si kandidat për kryetar bashkie.

Burime brenda PD, bëjnë me dije se propozimi do të kalojë për miratim Kryesisë qendrore në Tiranë. 

Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partiseë dhe strukturat drejtuese të Degëve në 6 bashkitë, do të propozojnë kandidatët. 

Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.

Në Shkodër, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” do të garojë me Bardh Spahinë, i zgjedhur nga primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, që u zhvilluan më 30 janar. 

Ndërsa Partia Socialiste garon me ish-prefekten e Shkodrës, Majlinda Angoni.