Indrit Sefa zgjidhet kandidat i PD për kryetar bashkie në Lushnje
PD ka prezantuar kandidatin për kryetar Bashkie në Lushnje.
Indrit Sefa do te përfaqësojë PD ne zgjedhjet për bashkinë e Lushnje në zgjedhjet e 6 marsit.
Indrit Sefa aktualisht mban postin e sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe zgjedhore në PDSH.
Ndërkohë Sefa në një deklaratë për mediat është shprehur se ndihet i vlerësuar, ndërsa ka shtuar se PD nuk ka kandidat tjetër përveç atij.
Indrit Sefa: Në lidhje me kandidimin është një proces që ka filluar që në vitin 2020. Ka qenë propozimi i gjithë anëtarësisë. Pasi u bë dhe faza e fundit e votimit të anëtarësisë u vendos në mënyrë unanime që propozimi që do i dërgohet PDSH për kandidat për kryetar bashkie për PD do të jetë emri im . Ndihem shumë i vlerësuar, është një sfidë e madhe për mua. Do ja dalim, jemi të bindur. Qytetarët lushnjarë kërkojnë një ndryshim, kërkojnë një përfaqësim dinjitoze. Ne do i ofrojmë atyre një alternative të shkëlqyer drejtimi.
PD ka vetëm një kandidat. PD ka kandidatin e propozuar sot nga mbledhja e Kryesisë. Pastaj të gjithë kanë të drejtën për të propozuar kandidatët. Sfida jonë është me qytetarët.
Pak më parë PD në Shkodër ka propozuar si kandidat Xhemal Bushatin.
