Zgjedhjet e 6 marsit, miratohet regjistrimi i 11 partive, KQZ i jep 24 orë kohë "Shtëpisë së Lirisë"

KQZ ka miratuar regjistrimin si subjekt zgjedhor të 11 partive për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të datës 6 mars. Partive politike i është lënë 24 orë kohë për të paraqitur kërkesën që të regjistrohen si koalicion i dy ose më shumë partive. 

Celibashi: Janë 11 kërkesa për regjistrim. I miratojmë ato sipas drafteve të propozuara. Miratohet regjistrimi i PS si subjekt zgjedhor për këto zgjedhje, regjistrimi i PD, miratohet regjistrimi i LSI si subjekt zgjedhor për këto zgjedhje. Vendosim vetëm LSI, nuk e keni partia më duket. S’e mbaj mend në zgjedhjet e 25 prillit e keni vetëm LSI. Miratohet regjistrimi i partive të tjera. Sikurse është e parashikuar dhe në aktin përkatës të KQZ brenda 24 orëve partitë kanë të drejtën për të paraqitur kërkesën për tu regjistruar si koalicion, 2 ose më shumë parti politike. Afati përfundon nesër, brenda 24 orëve. Kërkesat paraqiten jo më vonë se 24 orë nga momenti kur është marrë vendimi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partive politike.

Partitë e regjistruara

Partia Socialiste të Shqipërisë
Partia Demokratike të Shqipërisë
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Lëvizja e Re
Partia Fryma e Re Demokratike
Partia Kristian Demokrate
Partia Demokristiane e Shqipërisë
Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë
Partia Bashkimi Demokrat
Partia Lëvizja e Legalitetit
Partia Balli Kombëtar Demokrat