Dyshohet se shkatërroi dy shtyllat elektrike në Laç, arrestohet 57-vjeçari

Dy shtylla të tensionit të lartë 110 KV janë rrëzuar në hyrje të Laçit në një ngjarje që dyshohet e qëllimshme.

"Teli i dritave të shtëpisë, vetëm kur dëgjuam një shpërthim të madh nga nënstacioni. Kishte rënë shtylla e madhe."

"Që mbrëmë në darkë janë fikur dritat."

Siç tregojnë pamjet, vidat që mbanin të lidhur strukturën e hekurt janë hequr duke sjellë rrëzimin e saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, 1 shkurt ndërsa eksperte të policisë dhe prokurorisë kanë nisur një hetim për të verifikuar rastin që mund të klasifikohet deri në akt terrorist.

Policia njoftoi se ka arrestuar një person të identifikuar si Sandër Nezha, 57 vjeç ndërsa ai dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në disa zona në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse.

Prej mëngjesit te së mërkures ne terren kanë mbërritur punonjësit e OST të cilët kane nisur ndërhyrjen për vënien ne funksion të linjës së tensionit të larte dhe rikthimin e energjisë elektrike, pune e cila pritet te zgjasë për disa ditë.

Ndërkohë disa zona të tjera ne Lezhe u përballën me mungesë të Energjisë Elektrike për shkak të këputjes së telave përcjellëse një natë me pare.