Anduela Ndreu kujton nisjen e saj në Ora News: U rrita profesionalisht, fitova besim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2022, 19:15
Gazetarja Anduela Ndreu është shprehur se në Ora News është rritur profesionalisht.
E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” me rastin e 15 vjetorit të RTV Ora News, Ndreu tha se në këtë televizion janë bërë transmetime maratonë me ditë të tëra.
Anduela Ndreu: Ora News më ka shërbyer jashtëzakonsht shumë për t’u rritur prefesionalisht shumë, për të fituar vetëbesim me kamerën. Kujtoj se kanë qenë transmetime maratonë. Kemi ndenjur me ditë të tëra në transmetimin live.
