Rama më 13-17 shkurt takohet me “armikun” e Berishës, sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

Me 15 shkurt Kryeministri Edi Rama në Uashington do të zhvillojë një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Në qershor të vitit të shkuar Rama zhvilloi takimin e parë me zyrtarin e lartë të SHBA për të firmosur memorandumin për sigurinë e rrjeteve 4G dhe 5G.  

Kreu i qeverisë shqiptarë, i shoqëruar nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka, do të ketë një vizitë zyrtare 5 ditore, 13-17 shkurt, në SHBA me rast të marrjes së mandatit të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.  

Pas përfundimit të vizitës në SHBA, Edi Rama do të fluturojë drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në samitin e sigurisë në Mynih me 18 shkurt.