Shëngjin, vijon të digjet prej 7 orësh zona me shkurre në Lagunën e Mbrojtur të Knallës

Vijon të jetë ende aktiv zjarri që ka rënë që prej orës 12 të ditës së sotme në zonën lagunore të mbrojtur të Knallës në Shëngjin.

Burime për Ora News, bën me dije se deri më tani flakët kanë përfshirë rreth 10 hektarë bimë, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të mungesës së rrugës.

Aktualisht zjarri nuk përben rrezik për zonën e banuar, teksa zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri.