Qeveria u jep pagë çdo muaj ish-punonjësve të Rafinerisë së Ballshit Pagë përgjatë vitit 2022

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj bëri me dije qeveria do të shpërblejë me një pagë minimale çdo muaj, përgjatë vitit 2022, për të gjitha naftëtarët dhe ish-naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit.

Ibrahimaj u bëri thirrje naftëtarëve që t’i drejtohen zyrave të punës, me qëllim dërgimin e dokumentacionit, për të përfituar këtë ndihmë, që do të jepet në bazë mujore përgjatë vitit 2022.

Ibrahimaj: Miratuam një vendim shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me mbështetjen sociale për punonjësit dhe ish-punonjësit e Rafinerisë së Ballshit. Do të ketë një pagesë, të barabartë me pagën minimale, përfshirë dhe kontributet shoqërore e shëndetësore, që do u jepet ish-punonjësve të Rafinerisë së Ballshit. Ftoj të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e kësaj rafinerie që t’i drejtohen zyrave të punës, me qëllim dërgimin e dokumentacionit, për të përfituar këtë ndihmë, që do të jepet në bazë mujore përgjatë vitit 2022.