Basha: Sulmi barbar i Berishës kundër demokratëve u bë për ti dorëzuar partinë Ilir Metës
Në një takim me demokratët e strukturave të Degës 14 të Partisë Demokratike në Tiranë, Lulzim Basha tha se ish-kryeministri Sali Berisha do t’ia dorëzojë PD-në LSI-së.
Sipas tij, Gjithë skena barbare e sulmit kundër shtëpisë së demokratëve po bëhet që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilir Metës.
Basha: Këto ditë, e sotmja, e gjithë beteja, edhe sulmi, denigrimi që u është bërë demokratëve të ndershëm, si shumë prej jush në këtë sallë, drejtuesve, të gjithëve. S’po flas ndaj meje si kryetar i partisë, se vet zgjodha t’i vija gjoksin kësaj, pikërisht që mos të futej përçarja përmes demokratëve apo deputetëve, zonjave, anëtarëve të kryesisë. E gjitha kjo për çfarë paska qenë? Për t’i dorëzuar PD-në LSI-së dhe Ilir Metës?! Gjithë ajo skenë barbare atje e sulmit kundër shtëpisë së demokratëve, për çfarë paska qenë? Që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilirit?! Se kështu i bie! Apo jo?!
Të sfiduar kemi qenë dhe jemi, por në ato sfida vetëm sa jemi forcuar e jo dobësuar vendosmërinë tonë, për ti shkuar deri në fund betejës. Po e them në numrin shumës, por kështu ndihem unë. Nuk e di, a e shpreh apo jo dhe mënyrën se si ndiheni dhe ju. Kjo betejë nuk na përkul! Asnjë hap pas nuk hedhim! Nuk mund te themi; “zgjedhim të ardhmen”, e të sprapsemi! Jo! Ditë për ditë nga një hap përpara! Ditë për ditë me më shumë shqiptare e shqiptare ne krahun tonë!
