“Trinomi”: Bixhozi në burgje drejtohej nga qelitë e 41 Bis, i kapin playstation "telefon"

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e sendeve të ndaluara në IEVP, Peqin, Korçë dhe Elbasan.

Operacioni ku kanë qenë të  përfshirë 8 grupe operacionale, është kryer në datën 1-2 Shkurt në fashën orare 21.00 deri në 05.45.

Janë kontrolluar 11 dhoma në IEVP Elbasan në Godinën A dhe B, 13 dhoma në IEVP Peqin dhe 14 dhoma në IEVP Korçë. Kontrolli u krye në kuadër të operacionit "Trinomi".

Në përfundim të kontrollit janë konstatuar këto sende të ndaluara: Një orë e dyshuar si celular, dy playstation 3 të dyshuar që përdoren si mjete komunikimi, dy qese plastike me me pluhur të bardhë dyshuar për substanca narkotike.


Materialet i janë dorëzuar për vazhdimin e veprimeve hetimore oficerëve të SHKKB dhe Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

“Trinomi”: Bixhozi në burgje drejtohej nga qelitë e 41

“Trinomi”: Bixhozi në burgje drejtohej nga qelitë e 41

“Trinomi”: Bixhozi në burgje drejtohej nga qelitë e 41