Rritja e çmimit të naftës, Ibrahimaj: Jemi ekonomi tregu, nuk ndërhyjmë, taksat nuk rishikohen
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se rritja e çmimeve të karburanteve në vend ka ndodhur nga bursat ndërkombëtare.
Ajo tha se qeveria është monitorim të çmimeve që të bëjë analizat e mundshme dhe nëse mund të ndërhyrje edhe pse në ekonomi tregu.
Ibrahimaj: Rritjet e çmimet të karburanteve në fakt kanë qenë subjekt i rritjeve prej muajsh tashmë, në të gjithë vendet e Evropës. Janë të ndikuara nga rritja në bursat ndërkombëtare. Ne jemi në monitorim të çmimeve që të bëjmë analizat e mundshme dhe nëse mund të bëjmë ndërhyrje. Unë them se ne jemi në ekonomi të tregut të lirë dhe nuk mund të ndërhyjmë në çmime. Mund të marrim vetëm masa mbrojtëse. Ndërkohë ekspertët paralajmërojnë se çmimet do të ulen. Taksat nuk ndikohen nga luhatjet e çmimeve. Për momentin nuk ka inicativë për rishikimin e taksave për karburantet.


