Vathi: Viti 2021 pak më i mirë për turizmin, u penalizuam nga vendet që vendosën masa

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Besnik Vathi anëtar bordi i shoqatës së tur-operatorëve u shpreh se viti 2021, ndoshta vetëm në Shqipëri mund të konsiderohet pak më i mirë në turizëm.

Ai tha se Shqipëria vërtetë ishte e hapur dhe u la hapësirë për vendet e tjera, por ato vende që gjenerojnë turistë drejt nesh nuk i lejonin shtetasit e tyre për shkak të masave atje.

Vathi: Viti 2021, ndoshta vetëm në Shqipëri mund të konsiderohet pak më i mirë sepse në të gjitha vendet e Evropës pandemia ka vazhduar dhe kriza në turizëm ka vazhduar. Madje jepej shembuj që në Bali kishte vetëm 14 veta për vitin 2021, edhe pse kryeqendër e turizmit botëror.

Ne vërtetë ishim të hapur dhe u la hapësirë për vendet e tjera, por ato që gjenerojnë turistë drejt nesh nuk i lejonin shtetasit e tyre për shkak të masave dhe kjo na penalizoi ne. Ndërsa në vjeshtë u goditëm rëndë nga hyrja e Deltës dhe nga masat që u shtuan, edhe pse ne e kaluam pandeminë e rrezikshme pas asnjë masë kufitare.