Rrapaj: Fermerët janë të revoltuar sepse nuk u pyetën nga qeveria, nuk përballohen rritjet e çmimeve

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Agim Rrapaj, kryetar i këshillit të Agro-biznesit u shpreh se fermerët janë të revoltuar jo vetme nga paketa, por edhe pse nuk u pyetën.

Ai tha se fermerët e kanë shumë të vështirë që të përballojnë rritjet e çmimeve në një kohë kaq të shpejtë dhe se blegtoria është goditur shumë.  

Rrapaj: Fermerët janë të revoltuar jo vetme nga paketa, por edhe pse nuk u pyetën dhe paketën e kanë ndryshuar 2-3 herë. Kështu është rënduar barra mbi fermerët. Ne e kemi kundërshtuar këtë situatë dhe këto ndryshime që japin vetëm rezultate negative.

Ne e kemi shumë të vështirë që të përballojmë rritjet e këtyre kostove në çmime. Nuk përballohet kjo rritje çmimesh në një sasi kaq të madhe dhe në një kohë të shpejtë. Më rëndë është goditur blegtoria që i janë dyfishuar kostot dhe çmimet.