Prençi: Qeveria duket se ka reflektuar për çmimin e energjisë, bizneset kërkojnë transparencë

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Edvin Prençi, kryetar i Pro-eksport Albania u shpreh se ka një reflektim dhe ka një pezull nga ERE për çmimin e energjisë.

Ai tha se duket se qeveria duket se po reflekton dhe ka ndryshuar të vepruarit në mënyrë të njëanshme, duke shtuar se bizneset kërkojnë transparencë dhe bashkëpunim.

Prençi: Ka një reflektim dhe ka një pezull nga ERE për çmimin e energjisë. Qeveria duket se po reflekton dhe ka ndryshuar atë mënyrën e të vepruar në mënyrë të njëanshme sepse e ka kuptuar se nuk është forma e duhur për të vepruar në ekonomi.

Biznesi është ai që mban në këmbës shtetin dhe besoj se kjo logjikë do të na çojë përpara dhe besoj se do të kemi bashkëpunime të kënaqshme. Biznesi nuk kërkon që të mos paguaj ose të mos ketë rritje, por kërkon një transparencë dhe nëse ka një barrë të rritjet së çmimeve hajde ta ndajmë bashkarisht.