Nisma e Konfindustrisë, Buxhuku: Synon parandalimin e një skandali tjetër, 40 kompani të përfshira në procesin fiskalizimi

Konfindustria shqiptare i kërkon qeverisë të ndalojë procesin e fiskalizimit të detyrueshëm me argumentin se ky proces rrezikon të dhënat e bizneseve, pas skandalit të publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë.

Gjergj Buxhuku, drejtues i Konfindustria, në një lidhje të drejtpërdrejt me Ora News, u shpreh se të dhënat që dolën në dhjetor të vitit 2021 mund të bëhen favore për konkurrentët e bizneseve dhe si pasojë mund të ketë penalizime.

Po ashtu ai tha se nëse abuzohet me të dhënat kjo sjell penalizim për shtetin shqiptar.

Gjergj Buxhuku: Shqetësimi jonë konsiston pikërisht në faktin e ndodhur në dhjetor  të vitit 2021, kur plasi skandali I rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve dhe bizneseve me pagat. Kjo tregoi se sistemi i mbrojtjes së të dhënave informative në serverat shtetëror është joekzistent.

Duke pasur parasysh që procesi i fiskalizimit të detyrueshëm që është në vazhdim do të siguroj në kohë  reale të dhëna masive të jashtëzakonshme për bizneset, dhe duke pasur parasysh sigurinë e ulët në sistemet informatike është fare e kuptueshme rreziku shumë herë më të mëdha se sa ajo që ndodhi në skandalin e dhjetorit. Këto të dhëna mund të jenë në favor të konkurrentëve, duke e kthyer në formën e një spiunazhi tregtar të mirëfilltë me pasoja të pallogaritshme edhe për 120 mijë bizneset shqiptare. Ka vlera të jashtëzakonshme penalizuese, të mundshme. Kjo mund të shkojë drejtpërdrejt në penalizimet për shtetin shqiptar, ka lidhje të drjetpërdrejt me seriozistetin e shtetit shqiptar deri në cenimin e angazhimeve tona euro-atlantike dhe rendit kushtetuese.

Nisma e Konfindustria sipas Buxhukut konsiston në parandalimin e një skandali shumë herë më të mëdha se sa ai i dhjetorit, kjo pasi tashmë janë 30-40 kompani private të përfshira në procesin e fiskalizimit.

Gjergj Buxhuku: Nisma jonë  konsiston në parandalimin e një skandali shumë herë më të mëdha se sa ai I dhjetorit. Konfindustria kërkoi së pari që procesi i fiskalizimit të kthehet nga i detyrueshëm siç është sot të kthehet në vullnetar. Bizneset duke pasur parasysh që sistemet informative të të dhënave janë të ulëta, ta marrin vetë riskun nëse duan të jenë pjesë përbërëse e procesit të fiskalizimit ose të mos jenë.

Në kohë reale në procesin e fiskalizimit, cilido biznes ka në serverat e kompanive private tashmë, tani janë gati 30-40 kompani private që janë të përfshira në procesin e fiskalizimit. Rreziku i përhapjes së të dhënave është dhjetëra herë më i madh se ai i dhjetorit. Nëse në skandalin e dhjetorit të dhënat u  grabitën në serverin e AKSH-it, imagjinoni tani AKSH-in të jetë në gjendje të kontrollojë 30-40 kompani private që janë të përfshirë në procesin e fiskalizimit.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.