"Rama klienti më arrogant, Berisha më i respektuari" Kamarieri i Ora News zbulon kush i la bakshishin 100 mijë lekë

Me rastin e 15-vjetorit të radiotelevizionit RTV Ora dhe Ora News në emisionin "Ditë e Re", Andi Tufa, pjesëtar i stafit të shërbimit të Ora News zbulon se cili ka qenë klienti më arrogant dhe më i respektuar që ka shërbyer.

Tufa thotë se Sali Berisha ka qenë klienti më i respektuar, ndërsa klienti më arrogant, Edi Rama. Ndër të tjera Tufa thotë se klienti që i ka dhënë bakshishin më të lartë është Ylli Rakipi, i cili i ka lënë bakshish 100 mijë lekë.

Tufa: Klienti më i respektuar ka qenë Sali Berisha. Më arroganti, Edi Rama. Gjatë një darke teksa po i afroja serviset ai më tha, "shiko sa i kam duart, nuk më nevojiten." Në vitin 2016 ose 2017 Ylli Rakipi më ka lënë bakshish 100 mijë lekë.