Shehaj: Shqipëria në udhëkryq, opozita e shkatërruar nga pazaret, vetëm një njeri u pasurua në opozitë

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Brisida Shehaj, Nënkryetare LSI Tiranë u shpreh se Shqipëria është në një udhëkryq shumë të madh dhe shpirti opozitar është shkatërruar pazaret.

Ajo tha se nuk ka parë njeri që të pasurohet në opozitë, përpos një njeriu dhe shtoi se e ka hallin te njerëzit, që duhet të kuptojnë se nuk duhet t’i drejtojë politika.

Shehaj: Shqipëria është në një udhëkryq shumë të madh dhe shpirti opozitar është shkatërruar nga këto pazaret. Nuk kam parë njeri që të pasurohet në opozitë, përpos një njeriu. Ne e kemi hallin te njerëzit, që duhet të kuptojnë se nuk duhet t’i drejtojë politika, por duhet që ata ta drejtojnë politikën. Ky është problemi më i madh.

Ne na pëlqeu procesi i primareve në PD sepse ishte një risi. Mua më erdhi turp në atë reagimin që bëri Grida dje, sepse çfarë turpi ka që të garosh dhe të provosh veten. Turp nuk është të garosh por të bësh pazare dhe të vjedhësh.