Iljazaj: Zgjedhjet e 6 marsit të rëndësishme vetëm për kuptuar mbështetjen mes palëve në PD
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Ervis Iljazaj, Analist, Pedagog UET u shpreh se presidenti Meta ka menduar se 30 qershori është anti-kushtetues, por e ka legjitimuar me dekretin e zgjedhjeve te pjesshme.
Ai tha se këto zgjedhje kanë rëndësi vetëm për ngjizjen e një koalicioni që tashmë është bërë formal dhe de jure me Komisionit të Rithemelimit dhe LSI-së.
Iljazaj: Presidenti Meta ka menduar se 30 qershori është anti kushtetues, por e ka legjitimuar me dekretim e zgjedhjeve te pjesshme. Ai ka respektuar vendimin e Kushtetueses. Janë zgjedhje që janë për 1 vit, dhe nëse fiton opozita të gjitha, nuk kanë vlerë se të gjitha të tjerat i ka mazhoranca.
Këto zgjedhje kanë rëndësi vetëm për ngjizjen e një koalicioni që tashmë është bërë formal dhe de jure. Kjo ka vlerë edhe për të kuptuar se cila e ka mbështetjen më të madhe, edhe pse tani me LSI-në në koalicion është pak më e vështirë. Kësaj radhe është ndryshe sepse ka një shkrirje, sepse LSI-ja nuk ka kandidatë fare.

