Vlorë/ Flakët përpijnë apartamentin në kat të tretë, burrë e grua dërgohen në spital

Flakët kanë përpirë një banesë në katin e tretë të një pallati në qytetin e Vlorës dhe policia thotë se janë dëmtuar një çift, burrë e grua.

Ngjarja është regjistrua rreth orës 21:10 në lagjen "24 Maji". Mësohet se shtetasi K. Rr., dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. 

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Vlorë/ Flakët përpijnë apartamentin në kat të