Mega-operacioni: Jo vetëm drogë e alkool por dhe lojra fati. Mes të arrestuarve shefi i sigurisë në burgun e Elbasanit

Mes të arrestuarve në mega-operacionin e zhvilluar ditën e sotme në Elbasan është edhe shefi i sigurisë në burgun e Elbasanit Hysni Ndreu.

Ora News, mëson se brenda burgut të Elbasanit veç futjes së lëndëve narkotike dhe alkoolit kishte dhe organizim të lojërave të fatit.

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar më shumë se 27 urdhër-arreste mes tyre për biznesmenë apo edhe policë burgjesh, ndërsa deri tani një urdhër është ekzekutuar.

Nga një hetim i kryer prej disa muajsh në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, është provuar se në burgjet si Elbasan, Peqin dhe Korçë, të dënuarit me ndihmën e punonjësve të policisë së burgjeve, fusnin drogë, pije alkoolike, telefona dhe femra që nuk i përkasin rrethit familjar.

Mes personave të arrestuar, Ora News mëson se është dhe Gazmend Braka, alias “Gaxhai”.

Ndërsa ka dhe të dënuar të tjerë që janë arrestuar për futjen në qeli të sendeve të paligjshme.