Xhemollari: Draft propozimi për personat në nevojë, tu ofrohet energji falas nga shteti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2022, 21:40
Juristë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dorëzuar këtë të hënë në këshillin e ministrave një draft propozim për dhënien e statusit të Klientit në nevojë për energjinë elektrike për kategoritë në nevojë.
Për të folur për këtë çështje i ftuar me gazetaren Sonila Musai ishte Rigels Xhemollari, Aktivist i Qëndresës Qytetare i cili u shpreh se buxheti i shtetit ka mundësi për ta përballuar këtë vlerë.
Ai tha se nga shteti kërkohet që nëpërmjet këtij drafti të miratohet që personave në nevojë tu ofrohet energji elektrike falas nga shteti.
Sipas Xhemollarit në këtë kategori, përveç para dhe tetraplegjikëve janë edhe të tjerë persona me probleme ekonomike, apo me të ardhura të ulëta.
