Këlliçi: Koalicioni me LSI është pritur shumë mirë, kundërshtari i vetëm është Edi Rama

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Belind Këlliçi, Deputet PD-së koalicioni i Komisionit të Rithemelimit me LSI-në është është pritur shkëlqyeshëm.

Ai tha se përfituesi më i madh i këtij koalicioni ka qenë Lulzim Basha ndër vite edhe kur u bë kryetar i bashkisë së Tiranës në 2011.

Këlliçi: Koalicioni ynë me LSI-në është është pritur shkëlqyeshëm. Ky koalicion garanton që votat e PD-së të garantohen në të gjitha proceset që ka 6 marsit. Përfituesi më i madh i këtij koalicioni ka qenë Lulzim Basha ndër vite edhe kur u bë kryetar i bashkisë së Tiranës në 2011.

Më 30 mijë votat e LSI-së dhe votat e Hysni Milloshit u bë kryetar Bashkie dhe po me këtë koalicion u bë ministër i Brendshëm. Jam i bindure se përpos mosmarrëveshjeve, demokratët janë të bindur se kundërshtari i vetëm është Rama. LSI-ja nuk është se ka ndryshuar ndonjë qëndrim lidhur me Ramën. Prandaj për ne kush është kundër Edi Ramës është i ftuar në koalicion.