Tiranë: Në radhë për një abone, një studente pëson gjëndje të fikti
Dalja me vonesë e aboneve ka shkaktuar radhë të gjata në pikat e shitjes. Qytetarët thonë se janë në pritje të një aboneje që prej mëngjesit dhe rradha e madhe i ka detyruar studentët të humbasin dhe mësimin. Ato i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa pasi kjo është një situatë e përsëritur.
Tirane- Reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta e kanë vështirësuar më tepër situatën.
Një studente pësoi gjendje të fikti.
E njëjta gjendje është edhe në një tjetër pikë ku shiten abonetë në rrugën e Elbasanit.
Qytetarët thonë se prej ditësh janë interesuar për marrjen e aboneve por ka qenë në mungesë.
Studentët nga ana tjetër shprehen se pritja në rradhë i ka lënë ato pa ndjekur mësimin, ndërsa apelojnë që institucionet të shpërndajnë abonetë në shumë pika që të mos ketë dyndje.
Vonesa për marrjen e një aboneje tashmë ndodh edhe për shkak të personalizimit pasi çdo kush që do të pajiset me një abone duhet të paraqesë një mjet identifiimi dhe fotografi.