Spiropali: PD ka shansin të shpëtojë nga Berisha e Basha, janë baba i lajthitur e bir dështak

Ministrja Socialiste Elisa Spiropali ka komentuar me anë të një statusi në Facebook gjendje e Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të 6 marsit.

Spiropali shkruan se Partia Demokratike ka shansin historik të shpëtojë përgjithnjë nga Sali Non grata, por Lulzim Basha nuk ka asnjë shans praktik që ta shpëtojë veten duke shqelmuar Saliun.

Sipas saj, Berisha dhe Basha janë bir e babë, bashkëfajtorë dhe bashkëpërfitues dhe se ata janë e shkuara nga e cila Shqipëria ka shpëtuar dhe tani edhe PD ka mundësinë të shpëtojë.

Spiropali: Partia Demokratike ka shansin historik të shpëtojë përgjithnjë nga Sali Nongrata, por Lulzim Basha nuk ka asnjë shans praktik që ta shpëtojë veten duke shqelmuar Saliun.

Luli me Saliun janë bir e babë, bashkëfajtorë dhe bashkëpërfitues. Ata janë e shkuara nga e cila Shqipëria ka shpëtuar dhe tani edhe PD ka mundësinë të shpëtojë, duke u vënë shqelmin të dy të marrëve, babës së lajthitur dhe birit dështak.