Masivet shkëmbore shkëputen sa herë bie shi, aksi Berat-Skrapar i rrezikshëm

Aksi nacional Berat-Skrapar është kthyer në një rrezik serioz për drejtuesit e mjeteve. Rënia e shiut ka bërë që masive shkëmbore të shkëputen dhe të bien në rrugë, ndërsa shoferët thonë se asnjë institucion nuk ka ndërhyrë.

Shirat e pandërprerë që kanë filluar që prej mëngjesit të sotëm në qarkun e Beratit, kanë sjellë problematika të shumta në aksin nacional Berat-Skrapar.

Rruga është mbushur me gurë, ndërsa shoferët thonë se institucionet nuk kanë ndërhyre fare.

"Nuk ka asnjë ndërhyrje nga shteti."

Për drejtuesit e mjeteve kjo situatë është e vazhdueshme, dhe është bërë rrezik për ta.

"Nuk është hera e parë, as hera e fundit. Kjo është një pjesë shumë e rrezikshme, unë e bëj përditë këtë rrugë dhe gjithmonë që ka reshje është keq."

Prej vitesh është folur për një projekt madhor siç është rrethimi i zonës kodrinore me rrjeta metalike por projekti ka mbetur vetëm premtim.

Masivet shkëmbore shkëputen sa herë bie shi, aksi Berat-Skrapar i

Masivet shkëmbore shkëputen sa herë bie shi, aksi Berat-Skrapar i

Masivet shkëmbore shkëputen sa herë bie shi, aksi Berat-Skrapar i