“Udhëtoi me charter privat”, Rama i përgjigjet PD: Ky udhëtim imagjinar duhet zgjidhur, pyesni atë që uli 5004 delegatë në 1958 karrige

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shpenzuar 120 mijë euro karburant për udhëtime me charter. Por në një video-intervistë  të montuar me deputeten Oriola Pampuri, Rama i është përgjigjur një për një pyetjeve të saj.

PD: Rama nuk u dha përgjigje shqiptarëve se kush e ka paguar qëndrimin në resortin luksoz.

Rama: Fakti që kam dalë fotografi pranë resorti legjendar bashkë men gazetaren e njohur gjermane nuk do të thotë që kam qëndruar aty. Jo unë kam qëndruar me familjen në qytet, në Mynih. Në vend se të shkoni deri te llixhat gjeni një përkthyes dhe mos shikoni vetëm fotografitë.

PD: Me batuta alla foltore Edi Rama njoftoi shqiptarët se paratë e taksave i kishte shpenzuar për të udhëtuar drejt Mynihut, për të dhënë një intervistë për hallin e tij, për të pastruar imazhin e tij të nxirë nga krimi dhe korrupsioni.

Rama: Unë nuk njoftova këtë dje. Kush më dëgjoi dhe donte të dëgjonte dëgjoi qartë që shpjegova se kam udhëtuar në Mynih me një biletë ekonomike 345 euro të kompanisë Luft'hansa me gruan dhe djalin e vogël.

PD: Rama nuk u dha përgjigje shqiptarëve me paratë e kujt ka zhvilluar udhëtimin e fshehtë me charter që vetëm karburanti i kushton 120 mijë euro.

Rama: Unë e thashë shumë qartë edhe se si, edhe me kë kam udhëtuar dhe madje shpjegova edhe aritmetikën e 120 mijë euorve karburant për 1 fluturim. Në bazë të formulës 1958 karrige për 5004 delegatë të ulur me dorën lart.

PD: Sot po e pyesim përsëri Edi Ramën a ka udhëtuar ditët e fundit me charter në drejtim të Suedisë? Kush i ka paguar paratë e këtij udhëtimi?

Rama: Suedisë? Po tani Suedia ku hyn këtu, ç'lidhje ka ky udhëtim në Suedi me një intervistë në Mynih. Jo unë nuk kam udhëtuar në drejtim të Suedisë. Çështja e pagesës së këtij udhëtimi imagjinar nuk duhet lënë pa zbardhur, duhet pyetur ai që uli 5004 delegatë në 1958 karrige.

PD: Vetëm për luks në 8 vite Edi Ram ka shpenzuar 798.3 mln euro nga paratë e shqiptarëve.

Edi Rama: 8 vite fluturime herë 5 humbje, shumëzim për 7 dyer të blinduara herë 7 brava pjesëtim për 42 vare bëjnë një tenqe të ndarë në dysh që u duhet varur në qafë nga demokratët e arsyeshëm të dy të marrëve që e kanë marrë peng PD për interesa dhe për pazaret e tyre personale.