Basha sërish i fundit, ende s'ka caktuar kandidatët për zgjedhjet e "6 Marsit", Ora News zbulon emrat që përfliten në korridoret e PD

Lulzim Basha ende nuk ka caktuar se kush janë kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit.

Nuk do të ketë regjistrim të partive aleate të Bashës me përjashtim të Nard Ndokës I cili I është bashkuar koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

Ajo çka vlen për tu parë është se cilin kandidat do të mbështesin partitë aleate të Bashës në zgjedhjet e 25 prillit si PAA, apo PR apo LZHK.

Ora News ka mësuar se emrat më të përfolur është ai i Xhemal Bushatit në Shkodër.  Ka diskutime për Saimir Korreshin në Lushnje dhe Luan Hoti në Durrës. Për bashkitë e tjera po testohen emrat më të mundshëm si unifikues për demokratët.