Tregtonte naftë me bidona, arrestohet 55 vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2022, 15:22
Një 55-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke tregtuar naftë me bidona, të cilën e depozitonte në një ambient të përshtatur si kontenjer.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi F. N., 55 vjeç, banues në Durrës.
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi F. N. ushtronte aktivitet të paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve. Ky shtetas është kapur në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, duke tregtuar naftë me bidona, të cilën e depozitonte në një ambient të përshtatur si kontenier.”- njofton policia.
Mësohet se janë sekuestruar 500 litra naftë, vaj motorri dhe antifrizë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
