Shkurti rikthen borën/ Vështirësi në rrugë pas reshjeve intensive, malësitë drejt izolimit
Dita e parë shkurtit riktheu dëborën dhe problematikat në veri e verilindje të vendit.
Reshjet e nisura gjatë natës ishin intensive në Qarkun e Dibrës.
Në qytetin e Peshkopisë dëbora ka arritur mbi 10 cm ndërsa në zonat e thella deri në 30 cm e më shumë!
Rruga e Arbrit, ishte aksi I parë nacional që u bllokua në By Passin e Qafë Murrizit, ashtu siç ka ndodhur pas çdo reshje dëbore që kur është hapur.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,
Me vështirësi udhëtohet edhe drejt zonave të thella të Dibrës.
Në aksin Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë, në segmentin rrugor Peshkopi – Draj Reç – Kukës sikurse ne aksin Dibër Librazhd.
Problematikat u rikthyen edhe në bashkinë e Bulqizës.
"Akset Shupenzë, Ostrent, Bulqizë, Martanesh janë të kalueshme ne zinxhirë ."
Sfida është për të mbajtur hapur rrugën në Qafë Thanë nga ku kalojnë të gjitha lëvizjet drejt juglindjes që po ashtu është përfshirë nga reshje dëbore.
Akset Korçe-Erseke –Leskovik e Korçe –Voskopojë janë të kalueshme por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve ashtu sikurse në rrugën e Dardhës.
Reshjet e dëborës kanë mbuluar edhe qarkun e Kukësit, ku trashësia shkon deri në 15 cm në Valbonë.
Akset kombëtare janë të gjitha të kalueshme pa probleme përfshirë edhe rrugën e Kombit, por zonat e thella po shkojnë drejt bllokimit.
Në zonat malore të Shkodrës trashësia e dëborës shkon mbi 25 centimetra, por Rrugët e Thethit, Vermoshit e Kelmendit raportohen të kalueshme.
Vështirësi ka edhe në fshatrat e thella të Pukës.
Nga jugu në veri, ka probleme me energjinë elektrike, por fatmirësisht nuk ka raportime për emergjenca shëndetësore.
