Aksident në Sukth, kamioni përplaset me një automjet, plagoset një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2022, 16:06
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë Durrës në Sukth.
Policia bën me dije se një automjet tip kamion me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T. Ç.
Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i automjetit shtetasi T. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
