Vrasja e Bledar Muçës në Belgjikë, Daily Mail: Gangsterët shqiptarë bëjnë ligjin në Antwerp

Ekzekutimi i Bledar Muçës ne Belgjikë ka rikthyer në vëmendje problemet qe grupet shqiptare në lidhje më transportin e Drogës nga porti i Antwerp drejt Evropës. DailyMail i ka kushtuar një shkrim situatës në shtetin belg e pikërisht vrasjes së Bledar Muçës.

Vrasja e Bledar Muçës në një atentat mafioz në Belgjikë pak ditë më parë ka bërë që policia, por edhe agjencitë e huaja të rikthejnë vëmendjen drejt portit të Antwerp aty ku besohet se grupe të fuqishme shqiptare dhe jo vetëm synojnë të marrin territor të gjerë.

Në një artikull nga DailyMail thuhet se Muça, 39 vjeç arrestua në 2016 pasi përdoruri një pistoletë për të qëlluar ndaj policisë, e ndërsa në Antwerp për dy vitet e fundit duke vepruar si një anëtar kyç i një bande shqiptare të drogës në qytetin port, i cili është shfaqur si epiqendra e kontrabandës së kokainës.

Britania dhe pjesa tjetër e Evropës nga Amerika e Jugut. E ndërsa policia blege ka shtrirë hetimet pikërisht për prishjen e pazareve të drogës.

Mediat atje ka shkruar se Antwerpi po pushtohet nga gangsterët shqiptarë e se vrasja e Muçës në Belgjikë hedh dritë mbi problemin e trafikut të kokainës në qytet, i cili është përshkruar si një 'tsunami' që e ka goditur atë me korrupsion dhe dhunë endemike pasi paratë e drogës përdoren për të 'blerë' policinë, doganierët dhe punonjësit e portit dhe për të mundësuar lulëzimin e tregtisë ilegale.

Vitin e kaluar u kapën një sasi prej 90 tonësh kokainë me vlerë 13 miliardë euro në portin e përhapur të Antwerp-it, por konfiskimet, të cilat janë më të lartat në Evropë mendohet se përbëjnë vetëm dhjetë për qind të kokainës së kontrabanduar nëpër qytet.

Për kapjen e kësaj sasie reagoi edhe kryebashkiaku i i Antwerp Bart De Wever i cili shtoi se vitet e fundit, trafiku i kokainës është rritur në mënyrë eksponenciale. Pasojat e kësaj janë shumë të prekshme, veçanërisht për qytetet portuale.

Vrasja e Bledar Muçës në Belgjikë, Daily Mail: