Vijojnë reshjet e dëborës në Korçë, 10 fshatra pa energji elektrike, qarkullimi me zinxhirë

Rëndohet situata në juglindje të vendit pasi reshjet e dëborës kanë qenë intensive gjatë gjithë ditës së sotme. Më e vështirë gjendja paraqitet në të gjitha fshatrat e njësive administrative të juglindjes së vendit aty ku trashësia e dëborës është më e madhe.

Shumë fshatra të njësive administrative Dardhas, Velçan, Trebinjë e Proptishht në Bashkinë e Pogradecit, Gorë e Moglicë në Bashkinë e Maliqit, Vithkuq e Lekas në Bashkinë e Korçës dhe shumë fshatra në Devollin e Sipërm dhe në Bashkinë e Kolonjës janë të izoluar. Me vështirësi kalohet edhe në akset nacionale aq sa policia ju kërkon drejtueseve të mjeteve të mos lëvizin në këto akse pa qenë të pajisur me goma dimërore pasi Qafë Thanë, Qafë Qarri, Grabovicë dendësia e borës është më e madhe.

 Më shumë se 10 borëpastruese janë duke punuar në të gjitha akset nacionale të juglindjes së vendit për ti mbajtur këto rrugë nën kontroll. Me zinxhirë kalohet në rrugën Korçë- Dardhë dhe Korçë-Vithkuq.

Dëbora ka shkaktuar probleme edhe me furnizimin me energjinë elektrike kryesisht në zonat malore aq sa me shumë se 20 fshatra në këto zona vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Forca të shumta të policisë së qarkullimit rrugor dhe të rendit monitorojnë rrugët nacionale por edhe bulevardet kryesore të qyteteve Korçë e  Pogradec. Deri tani janë regjistruar 5 aksidente me dëme materiale.

Vijojnë reshjet e dëborës në Korçë, 10 fshatra

Vijojnë reshjet e dëborës në Korçë, 10 fshatra

Vijojnë reshjet e dëborës në Korçë, 10 fshatra

Vijojnë reshjet e dëborës në Korçë, 10 fshatra