Kushtetuesja "rrëzon" Metën: Asnjë gjyqtar s’e jep dorëheqjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2022, 12:49
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e Presidentit Meta.
Kreu i shtetit kërkoi dorëheqjen e trupës gjykuese, por pas tërheqjes për vendim, gjykata konstatoi se asnjë gjyqtar nuk dorëzoi dorëheqjen, pavarësisht kërkesës së Presidentit Ilir Meta.
Pasi i shqyrtoi kërkesa në mënyrë individuale dhe të ndara, Gjykata rrëzoi edhe pretendimin për gjyqtaren Vitore Tusha.
Gjithashtu pretendimet për shortin dhe emërimet janë pretendime të pabazuar, pasi janë vendime administrative.
Sa i përket pretendimit për Fiona Papajorgjin, Gjykata konstatoi se nuk përbën konflikt interesi. As pretendimi për mbarimin e mandatit dhe shortin e Kalos, nuk është shkak për paanësi.
