IMT shemb 9 ndërtesa tej "5 Maji", në prani të forcave të shtuara policie

Fadromat Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit u rikthyen sot, 1 shkurt 2022, në Njësinë nr 4 në Tiranë.

Efektivët e policisë, të lartë në numër, bllokuan qarkullimin në rrugët kryesore që herët në mëngjes.

Banorët nuk u lejuan të kalonin perimetrin e sigurisë ndërsa të vegjlit u shoqëruan nga policia deri pranë institucioneve arsimore.

Por pavarësisht masave të policisë e bashkisë, incidente nuk u shënuan.

IMT rrafshoi 9 ndërtesa, mes tyre shtëpi e biznese.

Banorët kundërshtuan vendimin arbitrar por të gjendur përballë forcës së shtetit u detyruan të lënë shtëpitë.

"Eshtë në kundërshtim me ligjin. Banorët që skanë pranuar të merren vesh po i nxjerrin në mes të shiut" thotë një banor.

Marrëveshjen e Bashkisë Tiranë e cilësojnë të paqartë dhe të padrejtë ndaj e kanë refuzuar.

Të hënën, 31 janari 2022, banorët e lagjes "5 maji" dhe ata të Laprakës u ngritën në proteste duke kundërshtuar projektin e rindertimit e duke u përplasur me policinë. Ndërsa javën e shkuar një pjesë e tyre u përballën me deputetët në Komisonin e Ligjeve por sërish shqetësimi i tyre mbetet i pazgjidhur.

Kronikë e përgatitur per RTV Ora.