Rikthim në familjen e Ora News, Shehaj: Këtu duhet ta meritosh vendin e punës
Në 15-vjetorin e radio televizionit RTV Ora dhe Ora News, ish drejtoresha e marketingut, Migena Shehaj, kujton me nostalgji në emisionin "Ditë e Re" 7 vitet që ka punuar për familjen e Orës.
Ajo zbulon se si fitoi postin e drejtorit, duke thënë se presidenti i Yldon Media Grup, Ylli Ndroqi, është një njeri i thjeshtë, i cili të jep mundësinë të zhvillohesh, gjithmonë nëse e meriton.
Migena Shehaj: Kam qendruar në pozicionin e drejtorit të marketingut mbi 7 vite te Ora. Kam nisur që në 2013-ën. I kam dërguar sms shefit për punë dhe ai si njeri i thjeshtë më tha hajde. Këtu duhet ta meritosh vendin e punës. Periudha ka qenë intensive, me punë.

Edhe Ermira Causholli kujton me nostalgji periudhën kur ka qenë pjesë e televizionit.
Ermira: Nga 2015 deri 2018 me një projekt kushtuar fëmijëve. Kam pasur një mbështetje të jashtëzakonshme nga televizioni.

Ndërkohë gazetarja e terrenit, Iris Rezhda, flet për marrëdhënien e saj me kolegët dhe drejtorët e Ora News.
Iris Rezhda: Stafin që kam gjetur te Ora News, nuk e kam gjetur në asnjë televizion tjetër. Raporti që kam krijuar me të gjithë, redaktorët, shefat ka qenë shumë i veçantë.


