Gazetari kujton gafat e raportimit live: Djersë të ftohta nga balli, nuk më dilnin fjalët nga goja, hara harakiri...
Në 15-vjetorin e Radio televizionit RTV Ora dhe Ora News, gazetari i politikës, Everest Dedaj, kujton në emisionin "Ditë e Re" momentin kur gjatë transmetimit live te lajmeve i është "ngatërruar gjuha" dhe nuk ka mundur të çojë deri në fund fjalinë, gjë që shkatoi të qeshura në redaksi.
Ai thotë se nga sikleti po i dilnin djersë nga balli.
Everst Dedaj: Në një periudhë ishte edicioni kryesor lajmeve, ishte një fashë orari që ishte live gjatë gjithë kohës dhe ti do dilje dhe do prezantoje kronikat e tua, do kryeje intervista live. Dhe dal unë në një lidhje të drejtpërdrejtë dhe e mbaj mend edhe sot kokën e lajmit: Kryetari i PD Lulzim Basha zgjedh kordinatorët e rinj, viti 2014. Dhe fjalia e dytë ishte kryetari i PD bëri harakiri për qeverisjen e PD, dhe unë shkova deri tek fjalia e dytë, kur erdha te harakiri më vinte vetëm hara , hara, hara dhe nuk po më vinte fjala. Ndërkohë drejtori i informacionit qeshte me të madhe në studio. Mua më binin djersë të ftohta.

