Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi: Dorëzuan kërkesën për regjistrim 11 parti

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka bërë me dije emrat e partive të cilat kanë paraqitur kërkesën pranë KQZ për tu regjistruar si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Celibashi: Në KQZ Shqipëri kanë paraqitur kërkesë për t'u regjistruar si subjekte zgjedhore në  zgjedhje 6bashki të datës 6 mars, partitë:

1. Partia Socialiste

2. Partia Demokratike

3. Lëvizja Socialiste për Integrim

4. Lëvizja e Re

5. Fryma e Re demokratike

6. Partia Kristian Demokrate

7. Partia Demokristiane

8. Partia e Reformave Demoklratike

9. Partia Bashkimi Demokrat

10. Partia Lëvizja  e Legalitetit

11. Partia Balli Kombëtar Demokrat

Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi: Dorëzuan kërkesën për

Celibashi: Nuk është paraqitur në KQZ & në asnjë KZAZ ndonjë kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar. KQZ ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e partive me mangësi për të vijuar me miratimin e tyre në seancë. Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore.