Tragjedi në lumin Shkumbin, makina përfundoi në lumë, 3 viktima. Një person ende i bllokuar në mjet

Tre persona kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë që ndodhi rreth orës 09:10 në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” ku një makinë ra në lumin Shkumbin. Në makinë kanë qenë 5 persona që po udhëtonin drejt Kalimashit. 

Deri më tani raportohet se 2 persona janë nxjerrë nga makina, mes tyre një fëmijë.

Fëmija i moshës  rreth 10 vjeç po transportohet në spitalin e Tiranës dhe mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Rryma e lumit mori me vete trupin e një prej personave i cili konfirmohet se ka ndërruar jetë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të shpëtimit për ta nxjerrë të gjallë, personi i cili mendohet të jetë i gjinisë mashkull ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi. 

Nga 3 personat që kanë humbur jetën, trupat e 2 personave janë nxjerrë, ndëra njëri prej tyre është ende i bllokuar në makinë.