Meta kërkoi dorëheqjen e trupës, Kuvendi kundër, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
Pas 2 javësh shtyrje, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nisën sot shqyrtimin e vendimit të parlamentit për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Kreut të Shtetit para përfundimit të mandatit të tij të plotë 5 vjeçar.
Kreu i shtetit kërkoi dorëheqjen e trupës gjykuese, sepse sipas tij nuk janë të paanshëm. Por Klotilda Bushka përfaqësuese e Kuvendit u shpreh se me këtë kërkesë, Ilir Meta po tenton që të zvarrisë procesin.
Bushka: Abuzive kërkesa e Presidentit për përjashtimin e gjyqtares Papajorgji. Kërkesat që lidhen me çështjet e shortit apo afatet 3 mujore përcaktohen në ligjin e Gjykatës Kushtetuese. Janë çështje organizative
Për ne si kërkues nuk ka shkelje ne afat. Ne nuk shohim që ky afat të ketë ndonjë ndikim dhe cenim në proces. Janë argumente abuzive që ky proces të zgjatet akoma.
Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë një vendim mbi kërkesën e Presidentit për tërheqjen e gjyqtarëve.



